Bëhuni pjesë e komunitetit tonë të madh!
Hapni derën tuaj për të ardhmen!
Çdo hap me ne është një hap përpara!
Bëhuni pjesë e një rrugëtimi frymëzues!
Frymëzohuni, zhvillohuni, shkëlqeni!
CIT-leafArtboard 1

Mirësevini

tek

Instituti Kanadez i Teknologjisë

ku qendra e vëmendjes është arsimi.

Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” (CIT), i themeluar rreth 15 vite më parë, është institucioni i njohur i arsimit të lartë që ofron programe cilësore në gjuhën angleze, duke siguruar përputhshmëri me standardet ndërkombëtare të arsimit të lartë në Europë dhe Amerikën e Veriut.

CIT është e fokusuar në ofrimin e një arsimi që përgatit studentët për një treg global pune, duke i dhënë mundësi atyre të zhvillojnë aftësi konkuruese që janë të kërkuara në tregjet ndërkombëtare.

CIT ofron një gamë të gjerë programesh studimi në fushat e Biznesit dhe Teknologjisë, duke përfshirë të dy ciklet e studimit, “Bachelor” dhe “Master i Skencave”. Me një staf akademik të kualifikuar dhe me përvojë ndërkombëtare, i cili kontribuon në zhvillimin dhe ofrimin e kurikulave inovative dhe të avancuara, që përputhen me nevojat e industrisë dhe kërkesat e tregut global të punës . Kjo ofron mundësi të shkëlqyera për studentët që të krijojnë një karrierë ndërkombëtare, duke i mundësuar atyre të konkurrojnë me profesionistët më të talentuar Europës dhe Amerikës së Veriut.

Fillimisht Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” u licensua për të ofruar studimet në programet “Bachelor” dhe në vitin 2012 u licensua për programet e ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave.”  Në vitet pasuese, CIT ka vazhduar të zgjeronte ofertën e tij akademike, duke hapur programe të reja si Bachelor në “Inxhinieri Robotike dhe Mekatronike,” Bachelor në “Inxhinieri Elektronike,” dhe Bachelor në “Inteligjencë Artificiale dhe Data Science.”

Këto programe janë dizenjuar për të përmbushur kërkesat e tregut të punës dhe për të ofruar mundësi për zhvillim profesional në fusha me kërkesë të lartë si teknologjia dhe inxhinieria.

CIT është i angazhuar për të ofruar arsim cilësor që i ndihmon studentët të përballen me sfidat e shekullit 21, duke i mundësuar ata të zhvillojnë aftësi që janë të nevojshme për t’u integruar në tregun e punës. Përdorimi i metodologjive mësimore më të fundit dhe materialeve akademike të përditësuara është një përparësi tjetër që CIT ofron, duke siguruar që studentët të kenë një arsimim të nivelit të lartë, të njohur ndërkombëtarisht.

Me licencimin dhe akreditimin institucional dhe te programeve te studimit, me një staf të fuqishëm ndërkombëtar, CIT është bërë një nga opsionet më të preferuara për studentët që kërkojnë një edukim cilësor dhe mundësi zhvillimi në një mjedis global. Pavarësisht nga sfidat e tregut të punës, CIT është përkushtuar për të siguruar që çdo student të jetë i pajisur me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të pasur sukses në një botë gjithnjë e më konkuruese.

Fillimisht Kolegji Universitar “Instituti Kanadez i Teknologjisë” u licensua për të ofruar studimet në programet “Bachelor” dhe në vitin 2012 u licensua për programet e ciklit të dytë të studimeve “Master i Shkencave.”  Në vitet pasuese, CIT ka vazhduar të zgjeronte ofertën e tij akademike, duke hapur programe të reja si Bachelor në “Inxhinieri Robotike dhe Mekatronike,” Bachelor në “Inxhinieri Elektronike,” dhe Bachelor në “Inteligjencë Artificiale dhe Data Science.”

Këto programe janë dizenjuar për të përmbushur kërkesat e tregut të punës dhe për të ofruar mundësi për zhvillim profesional në fusha me kërkesë të lartë si teknologjia dhe inxhinieria.

CIT është i angazhuar për të ofruar arsim cilësor që i ndihmon studentët të përballen me sfidat e shekullit 21, duke i mundësuar ata të zhvillojnë aftësi që janë të nevojshme për t’u integruar në tregun e punës. Përdorimi i metodologjive mësimore më të fundit dhe materialeve akademike të përditësuara është një përparësi tjetër që CIT ofron, duke siguruar që studentët të kenë një arsimim të nivelit të lartë, të njohur ndërkombëtarisht.

Me licencimin dhe akreditimin institucional dhe te programeve te studimit, me një staf të fuqishëm ndërkombëtar, CIT është bërë një nga opsionet më të preferuara për studentët që kërkojnë një edukim cilësor dhe mundësi zhvillimi në një mjedis global. Pavarësisht nga sfidat e tregut të punës, CIT është përkushtuar për të siguruar që çdo student të jetë i pajisur me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të pasur sukses në një botë gjithnjë e më konkuruese.

Përmbledhje mbi Degët

Bachelori në Inxhinieri Softuerike

Programi ynë i Bachelor-it në Inxhinieri Softuerike ofron një përzierje të shkëlqyer midis teorisë dhe eksperiencës praktike, duke ju përgatitur për një karrierë të suksesshme në zhvillimin e softuerit. Fitoni ekspertizë në kodim, menaxhimin e bazave të të dhënave, zhvillimin e aplikacioneve dhe publikimin në internet përmes një kurikule me projekte praktike.

Me një fokus të fortë në punësimin, do të përvetësoni aftësi kryesore në inxhinierinë e softuerit, komunikim dhe zgjidhjen e problemeve, duke punuar me mjete të avancuara.

Nisni udhëtimin tuaj drejt suksesit sot me Bachelor-in në Inxhinieri Softuerike!

Bachelori në Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni

Bachelori në Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, i krijuar nga ekspertët e CIT, ofron një bazë të fortë në inxhinierinë kompjuterike dhe IT, duke integruar shkencën e kompjuterave, elektronikën dhe telekomunikacionin.

Nëpërmjet këtij programi, do të keni mundësinë të mësoni dhe të zhvilloni aftësi në fushat më të avancuara të teknologjisë. Ju do të fitoni njohuri rreth arkitekturës së kompjuterave, gjuhëve të programimit, inxhinierisë së softuerit, sistemeve operative dhe menaxhimit të bazave të të dhënave. Kjo do të t’ju përgatisë për të hyrë në një industri që po zhvillohet me shpejtësi dhe ofron mundësi të pafundme për rritje dhe sukses.

Regjistrohuni në një program që përgatit profesionistë të gatshëm për të udhëhequr dhe inovuar botën e teknologjisë!

Bachelor ne Inxhinierisë Elektronike

Nëse je i pasionuar pas teknologjisë dhe dëshiron të krijosh sisteme elektronike që mund të transformojnë botën, programi i Bachelor-it në Inxhinierinë Elektronike është mundësia që ke pritur!

Ky program ofron një përzierje të shkëlqyer midis teorisë dhe praktikës, duke ju mundësuar të zgjidhni sfida të avancuara në fusha si përpunimi i sinjaleve digjitale, sistemet e komunikimit, dhe dizajni i pajisjeve mjekësore.

Përmes orëve praktike në laboratorë dhe eksperiencës me teknologjitë më të fundit, do të ndihmoni në krijimin e zgjidhjeve inovative për përmirësimin e efikasitetit energjetik dhe zhvillimin e sistemeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e njerëzve.

Bachelorit në Inxhinieri Robotike dhe Mekatronike

Programi ynë i Bachelorit në Inxhinierinë e Robotikës dhe Mekatronikës është mundësia perfekte për ata që janë të apasionuar pas teknologjisë dhe dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e industrive të ardhshme. Ky program ofron një bazë të fortë në robotikë, automatizim, programim, elektronikë dhe inxhinieri mekanike, duke ju përgatitur për karrierë në fusha si robotika, prodhimi, shëndetësia dhe transporti.

Përgatituni për të punuar në projekte reale dhe për të zhvilluar aftësi praktike që do t’ju lejojnë të zgjidhni sfida të vërteta me teknologjitë më të avancuara.

Bachelorit në Inxhinieri Telekomunikacioni

Ky program ofron një bazë të fortë në telekomunikacion, inxhinieri kompjuterike dhe elektronike, me fokus në komunikimet digjitale, rrjetet, përpunimin e sinjaleve, dhe teknologjitë e internetit. Mësime praktike nëpërmjet laboratorëve dhe mundësive për internship në kompani të njohura të industrisë do t’ju mundësojnë të përgatiteni për sfidat reale të tregut të punës.

Bëhu pjesë edhe ti e Programit të Bachelorit në Inxhinieri Telekomunikacioni dhe zhvillo aftësitë e nevojshme për një karrierë të suksesshme në një industri në rritje!

Bachelor në Inteligjencë Artificiale dhe Data Science

Programi Bachelor në Inteligjencë Artificiale dhe Data Science ofron një kurikul të përgatitur për t’ju ofruar njohuri të thella dhe aftësi praktike në fusha si analiza e të dhënave, parashikimet dhe zhvillimi i sistemeve inteligjente.

Ky program ju përgatit për sfida reale, duke përdorur matematikën, statistikën dhe algoritmet për të krijuar zgjidhje inovative. Inteligjenca Artificiale po ndryshon botën, dhe tani është momenti juaj për të qenë pjesë e këtij ndryshimi.

Zgjidhni këtë program dhe hapni dyert e mundësive për karrierë në teknologji.

Bachelor në Administrim Biznesi dhe Teknologji Informacioni

Ky program (dual degree program) të ofron një kombinim unik të njohurive në administrimin e biznesit dhe teknologjinë e informacionit. Do të zhvilloni aftësi praktike dhe teorike në menaxhimin e projekteve, programim, bazat e të dhënave dhe shumë më tepër. Me një kurrikul që ndërthur teknologjinë me biznesin, ky program të përgatit për role kyçe në kompani private, organizata dhe institucione shtetërore.

Përgatit karrierën tënde në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar!

Fintech dhe Investime

Nëse jeni të interesuar për botën dinamike të financave dhe teknologjisë, profili Fintech dhe Investime e programit tonë të studimit Bachelor në Financë dhe Kontabilitet është pikërisht ajo që ju duhet!

Ky program i fokusohet inovacionit në sektorin financiar, duke ofruar mundësi të thella në Blockchain, Kriptomonedha, Pagesa Digjitale dhe Inteligjencën Artificiale në Financa. Do të fitoni njohuri dhe aftësi të avancuara për të udhëhequr në industrinë që po transformohet më shpejt se kurrë.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e së ardhmes së financave dhe të krijoni mundësi investimi të mbështetura nga teknologjia, ky është programi ideal për ju!

Financa Ndërkombëtare

Me një kurrikul të pasur dhe mundësi për t’u specializuar në Financa Ndërkombëtare (profil i programit tonë të studimit Bachelor në Financë dhe Kontabilitet), ky program të përgatit për të kuptuar dhe menaxhuar financat globale, investimet dhe rreziqet e valutës. Nga bankat ndërkombëtare, deri te mundësitë për të nisur një karrierë në fintech apo menaxhim investimesh, mundësitë janë të pafundme. Je gati të bëhesh eksperti financiar që kërkon tregu? Regjistrohu dhe fillo udhëtimin tënd drejt suksesit!

Bachelor në Administrim Biznesi - Profili i Marketingut Digjital

Ky është programi që do t’ju pajisë me aftësitë e nevojshme për t’u bërë profesionist i kërkuar në një industri që po rritet me shpejtësi. Ky program do t’ju mësojë të krijoni strategji marketingu në internet, të optimizoni faqet për motorët e kërkimit, të përdorni mediat sociale dhe të analizoni sjelljen e konsumatorëve për të rritur angazhimin dhe shitjet.

Mundësitë e karrierës janë të shumta: Specialist i Marketingut Digjital, Menaxher i Mediat Sociale, Analist Tregu, dhe shumë të tjera. Ky program është përshtatur për të përmbushur kërkesat e tregut të punës dhe do t’ju ndihmojë të zhvilloni aftësi kreative dhe strategjike.

Përgatitu për një karrierë të suksesshme në marketingun digjital dhe bëhu pjesë e një industrie që kurrë nuk ndalon së rrituri!

Profili i Pasurive të Paluajtshme dhe Sigurimeve i Programit të studimit Bachelor në Administrim Biznesi!

Ky profil është krijuar për ata që dëshirojnë të ndjekin një karrierë në industrinë e pasurive të paluajtshme dhe sigurimeve. Studentët do të fitojnë njohuri të thella dhe aftësi praktike për të menaxhuar dhe vlerësuar pasuri, si dhe për të kuptuar dhe menaxhuar rreziqet në sektorin e sigurimeve.

Nëpërmjet kurseve të specializuara, studentët do të studiojnë tema si Financa e Pasurive të Paluajtshme, Vlerësimi i Pronave dhe Analiza e Tregut, dhe Bazat e Sigurimeve dhe Menaxhimi i Riskut. Po ashtu, ata do të kenë mundësi të kuptojnë kuadrin ligjor dhe rregullator të pasurive të paluajtshme dhe të zhvillojnë aftësi për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe operacioneve.

Ky profil është ideal për ata që janë të interesuar për zhvillimin, vlerësimin, ose sigurimin e pasurive të paluajtshme, dhe për ata që duan të bëhen ekspertë në menaxhimin e riskut dhe financiarizimin e projekteve në këtë fushë. Pas diplomimit, mund të ndiqni karriera të ndryshme si analist pasurish, menaxher sigurimesh, ose ekspert i menaxhimit të riskut.

Profili Analiza e Biznesit e programit te studimit Bechelor ne Administrim Biznesi!

Në një botë ku informacioni është fuqia e re, ky program ofron mundësinë për të mësuar si ta shfrytëzoni analizën e të dhënave për të udhëhequr bizneset drejt suksesit. Ky program është ideal për studentët që janë të apasionuar pas teknologjisë dhe duan të bëhen ekspertë në analizën e të dhënave, duke përdorur aftësitë për të optimizuar operacionet dhe marrë vendime të informuara.

Duke përfshirë kurse si Analiza e të Dhënave, Inteligjenca e Biznesit dhe Menaxhimi i Operacioneve, programi ju ndihmon të zhvilloni aftësi analitike dhe strategjike, duke ju përgatitur për mundësi karriere në fusha të ndryshme si marketingu digjital, menaxhimi i riskut, dhe menaxhimi i operacioneve.

Me këtë diplomë, do të keni aftësi të thelluara në përdorimin e të dhënave për të udhëhequr dhe përmirësuar performancën e organizatave. Ky program është mundësia juaj për të qenë pjesë e revolucionit të të dhënave që po ndryshon botën e biznesit.

Përfito nga momenti! Çliro zbritjen ekskluzive Early Bird!

Mundësi të shumta bursash !

100%

80%

75%

25%

15%

10%

Në CIT, jemi të përkushtuar të njohim dhe të mbështesim talentet e jashtëzakonshme. Për këtë arsye, ofrojmë bursa bazuar në meritë dhe në kritere sociale. Ne jemi të vendosur të bëjmë më shumë – synojmë të rrëzojmë pengesat ekonomike, shoqërore dhe kulturore që mund t’i ndalojnë individët me potencial të lartë të ndjekin arsimin e tyre në CIT.

Bursat e bazuara në meritë

Studentët ekselentë, me rezultate të larta, mund të përfitojnë bursa deri në 100%

Social Based Scholarships

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni stafin tonë të përkushtuar të pranimeve në numrin +355 (0)67 40 42 042 ose na shkruani në: [email protected]. Jemi të gatshëm dhe të kënaqur t’ju mirëpresim në Institutin Kanadez të Teknologjisë.

At CIT, the educational journey is enriched by the expertise of highly qualified local faculty members with impressive international backgrounds. In addition, an accomplished international academic staff actively contributes to shaping and implementing innovative programs in Business and Technology.

Established in 2011, the core philosophy of CIT revolves around arming potential students with a competitive skillset in demand not only in Albania and the Balkans but also in the thriving European and North American labour markets.

Our decision to offer curricula in English not only facilitates the utilization of the latest teaching methodologies and up-to-date academic materials but also opens doors for graduates, expanding their horizons beyond the Balkan region and fostering a truly global perspective.

Moreover, CIT’s unwavering commitment to academic excellence and global competitiveness positions it as a premier institution for students aspiring to conquer the challenges of the contemporary professional landscape.

Our forward-looking approach resonates with the dynamic needs of the workforce, making CIT the preferred choice for those seeking a comprehensive and internationally recognized education.

Explore Our Programs

Explore Our Programs

Faculty of Engineering

Faculty of Economy

Bachelor Programs

Join CIT for a transformative educational journey that propels you towards success on a global scale.

St. Xhanfize Keko No. 12, Porcelan (”Xhura” Complex near TV Klan) Tirana - Albania

+355 (0) 42 22 9778
+355 (0) 67 40 42 042

Visit Our Instagram !

© 2025 CIT. All rights reserved